4X shpejtësi më e madhe e internetit
4X shpejtësi më e madhe e internetit
Telekomi i Kosovës ka avancuar rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së internetit për të gjithë parapaguesit e vet që tash e tutje do të jetë katërfish më i shpejtë.
 

Kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët që shpejtësinë e tyre të internetit e kanë pasur 512 Kbps, tash e tutje kjo shpejtësi do të arrijë në 2.0 Mbps, derisa ata që kanë pasur 1 Mbps do ta kenë 4 Mbps, e kështu me radhë. Shpejtësia e internetit që është duke u rritur në vijimësi, e bën këtë shërbim shumë më të dobishëm për të gjithë shfrytëzuesit e TiK0n-it.
 

Me qëllim të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të vet, Telekomi i Kosovës, ka ndërmarrë hapat e duhur për rritjen e kualitetit të shërbimeve që janë në interes të konsumatorëve, në një anë, por edhe duke përmbushur kërkesat e tyre të vazhdueshme, nga ana tjetër.

 
Oferta më e re e Telekomit jo vetëm që është katërfishuar për sa i përket kapacitetit të internetit, por si gjithmonë do të jetë shumë e volitshme dhe tërheqëse për konsumatorët tanë, për shkak të çmimit, por edhe për shkak të mundësisë që ka çdo konsumator për të shfrytëzuar në maksimum këtë shërbim kualitativ. 
 

Telekomi i Kosovës është në përgatitje të ofertave të reja për shërbimet e zërit (TiKtel) dhe ato mediale (TiKtv) me të cilat synon të befasojë këndshëm të gjithë konsumatorët përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe atraktive.