SIM Kartela
SIM Kartela

Kartela promocionale - Pervjetori i Pavarësisë 

Cmimi: 3 Euro

Permbajtja: 1 Euro mbushje

 

Rigjenerimi i kartelës

2 Euro

  

Cikli jetesor i SIM kartelës

 

Valid

Në statusin Valid numri prepaid është në momentin e shitjes, numri është posedim te konsumatorit mirëpo ende nuk është realizuar asnje thirrje, dmth nuk eshte e aktivizuar. SIM kartela me këtë status ka afat 100 dite nga dita e blerjes, pas ketij afati kartela eshte e pavlefshme.

 Active

Nga momenti i aktivizimit te kartelës së posablerë një numër prepaid ka afat 180 dite. Pas ketij afati, nëse klienti nuk e rimbushë llogarinë numri apo SIM kartela do të kalohet ne statusin Inactive.

Inactive

Statusi Inactive është kur një numër nuk është mbushur për një kohë të caktuar, në këtë status kartela qendron 45 ditë. Numrat në këtë rast nuk mund te iniciojnë thirrje por vetëm të pranojnë. Mundësia për të ndryshuar statusin nga Inactive ne Active është nëpërmes mbushjes se zakonshme te cfarëdo vlere.

Deactive

Ky status definon nje numer te paperdorur, dmth deaktiv, riaktivizimi mund te behet ne pikat shitese vetëm per 1.50€ me të drejtë të ruajtjes se kredisë, mirepo me kete kartela kthehen ne statusin Inactive qe do te thote se duhet te rimbushet me cfaredo vlere per tu aktivizuar, afati per riaktivizim eshte 14 ditë, ndersa per tu rimbushur 7 ditë.

Reserved

Është status ku numri do rezervohet në CRM dhe ruhet pas fshirjes edhe për 6 muaj, pas kësaj periudhe numri mund të riciklohet. Konsumatori gjatë kësaj periudhe mund ta ri blejë numrin e vet (nëse është në emër te tij), i cili trajtohet si shitje e numrit të ri.