Familja dhe Miqtë
Familja dhe Miqtë

Biseda në grup: 4 centë/minutë, 24 orë, 7 ditë në javë.

SMS në grup: 2 centë/SMS.

Konfigurimi i produktit Familja dhe Miqtë.

Operatori publik mobil Vala, njofton konsumatorët e vet se konfigurimin e produktit Familja dhe Miqtë mund ta bëjnë përmes numrit 169.

Ky aplikacion ofron një mundësi më efikase për konsumatorët e Valës, duke ju lehtësuar atyre konfigurimin e produktit Familja dhe Miqtë.

Nëpërmjet kësaj, procedohen kërkesat e konsumatorëve pas verifikimit të përmbajtjes dhe formatit të tyre.

Në mënyrë që konsumatorët ta shfrytëzojnë këtë produkt, ata duhet që të regjistrojnë së paku një (1) dhe më së shumti pesë (5) numra të telefonave të rrjetit të Valës dhe Telekomit te Kosovës.

Ky aplikacion gjithashtu ofron mundësinë e modifikimit, zëvendësimit dhe fshirjes së numrave nga lista. Regjistrimi i numrave të rinj në listën Familja dhe Miqtë është pa pagesë, ndërsa ndryshimi apo fshirja e një numri nga lista tarifohet 0.50 Euro.